TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqipëria pret Gjeorgjinë në takimin e dytë të Ligës së Kombeve, e vlefshme për Grupin B2, e cila zhvillohet në “Arenën Kombëtare”
Kuqezinjtë e nisën mjaft mirë këtë kompeticion, duke mundur me përmbysje Ukrainën në Pragë me rezultatin 1-2. Skuadra e Sylvinhos zhvilloi një duel mjaft të mirë, duke e dominuar takimin deri në fund.
Nga ana tjetër, Gjeorgjia gjithashtu ka treguar një formë të mirë. Pasi bëri surprizën në Euro 2024, ekipi i Willy Sagnol zhvilloi dhe një sfidë të mirë me Republikën Çeke, duke triumfuar me rezultatin 4-1.
LIVE SHQIPËRI-GJEORGJI 0-0
NGJARJET KRYESORE
5’ Ccakvetadze nga e djathta kalon Mitajn dhe pason për Kvaran, Kumbulla përsëri largon rrezikun. (VIDEO)
3’ Hysaj nga e djathta pason për Manajn, gjuajtja e tij bllokohet nga mbrojtësit gjeorgjianë. (VIDEO)
3’ Top në thellësi për Manajn, sfera shkon direkt në duart e portierit.
2’ Kvaratskhelia provon të hyjë në zonë në qendër, Kumbulla e ndalon dhe largon rrezikun pas një starti të shpejtë të miqve.
1’ Nis dueli në “Air Albania”.