SPORT, 10 Shtator 2024, 20:39

Armando Broja feston ditëlindjen me Kombëtaren: Dua një dhuratë të bukur. Ky stadium është shpirti ynë, sot shënon Asllani

Armando Broja feston ditëlindjen me Kombëtaren: Dua një

Armando Broja ka zgjedhur që ditën e tij të shënuar, atë të ditëlindjes së 23-të ta festojë në "Air Albania" duke ndjekur Shqipëri - Gjeorgji.

Në prag të ndeshjes ai foli për Supersport, duke thënë se pret një dhuratë nga bashkëlojtarët. Kujtojmë se sulmuesi vuan një dëmtim dhe u zëvendësua nga trajneri.

“Është e vërtetë. Sot kam ditëlindjen. Shpresoj të marr një fitore si dhuratë. Atmosfera në “Air Albania”? Kjo është shtëpia jonë, është shpirti jonë. Shpresoj të jetë një ndeshje e bukur dhe që të luajnë bukur për tifozët.

Kam një dëmtim të vogël, por shpresoj të rekuperohem sa më shpejt dhe të luaj para këtyre tifzoëve. Shkova te hoteli dhe takova disa prej lojtarëve.

Takova Mitajn, takova Uzunin, takova Bajramin. Shpresoj të më bëjnë një dhuratë të bukur. Më mungon ky stadium. Kam shumë qejf të luaj me Kombëtaren. Shpresoj të kthehem sa më shpejt. Kush shënon sot? Po them Asllani. Ai ndoshta bën gol”, ka thënë Armando Broja.