TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Atalanta po bëhet gati të festojë 115-vjetorin e saj të hënën, por që në fundjavë i ka bërë vetes dhuratë, të paktën për një ditë, vendin e parë në renditje. Skuadra zikaltër ka mundur me përmbysje 2-1 Sasuolon, duke u konfirmuar si një nga ekipet me pretendime të mëdha në këtë sezon e duke lënë pas dështimin e atij të kaluar ku mbeti jashtë Europës.
Sasuolo shënoi i pari me anë të Kiriakopoulos në fundin e pjesës së parë, duke regjistruar ndeshjen e parë të këtij sezoni ku skuadra zikaltër kishte qenë në diasavantazh në Serinë A. Por para pushimit të ndeshjes erdhi barazimi i shpejtë me anë të Pasaliç dhe më pas, u deshën vetëm disa sekonda në pjesën e dytë që Lukman të shënonte golin e 2-1 duke e kaluar në avantazh.
Sasuolo u mundua me të gjithë mënyrat por nuk ia doli përballë mbrojtjes së ngjeshur të zikaltërve, që rezistoi deri në fund dhe mori tre pikët e radhës, duke u ngjitur në vendin e parë përkohësisht.
Në këtë ndeshje për t’u shënuar është edhe kthimi i Berat Gjimshitit në radhët e skuadrës dhe në gatishmëri për trajnerin Gasperini. Mbrojtësi shqiptar, i cili mungonte në fushat e lojës që nga dëmtimi i tij në muajin gusht në sfidën ndaj Milanit, u ul sot për herë të parë në pankinë që nga ai duel.