SPORT, 16 Tetor 2022, 13:31

ZYRTARE/ Shpëtim Duro është trajneri i ri i Egnatias, do të debutojë kundër ish-skuadrës

ZYRTARE/ Shpëtim Duro është trajneri i ri i Egnatias, do të

Shpëtim Duro është trajneri i ri i Egnatias.

Ashtu siç paralajmëroi “Panorama Sport” në pasditen e djeshme, sot 62-vjeçari ka rënë dakord për gjithçka me presidentin Agim Demrozi dhe të hënën do të prezantohet zyrtarisht, duke drejtuar stërvitjen e parë në krye të rrogozhinasve.

Duro njeh mirë pjesën dërrmuese të Egnatias, pasi ka drejtuar disa lojtarë të saj kur ka qenë trajner te Partizani, Laçi dhe Kukësi. Debutimi i Duros në pankinën e Egnatias do të jetë në fundjavën e ardhshme ndaj Kukësit në transfertë.

Pas largimit të Edlir Tetovës, presidenca rrogozhinase kontaktoi direkt Duron, ndërsa kandidat ishte edhe italiani Diego Longo.