SPORT, 29 Gusht 2022, 21:22

Shok skuadre me mesfushorin shqiptar, Mauro Ikardi drejt aventurës së re në Turqi

Shok skuadre me mesfushorin shqiptar, Mauro Ikardi drejt aventurës së

Mauro Ikardi vazhdon të jetë në kërkim të një skuadre, pasi Galtier e ka lënë jashtë ekipit argjentinasit, pasi nuk e shikon  më në planet e tij.

Kështu në garë për të është futur së fundmi dhe Trabzonspori. Kampionët e Turqisë duan të ndërtojnë një skuadër për të ruajtur titullin, pasi së fundmi kanë afruar edhe Mark Bartar e mesfushorin shqiptar që luan për Maqedoninë e Veriut, Enis Bardhin.

Gjithsesi një transferim i tillë nuk është i lehtë, pasi në kontakt me Ikardin është dhe rivali i Trabzonsporit, Gallatasaraji, i cili prej kohësh kërkon të bindë argjentinasin për të ardhur në Stamboll.