SPORT, 3 Korrik 2024, 19:47

Shpalli Tiranën kampione të Shqipërisë, Emmanuel Egbo rikthehet në Superiore për t’u bërë trajneri i…

Shpalli Tiranën kampione të Shqipërisë, Emmanuel Egbo

Emmanuel Egbo është rikthyer në Superiore pas katër vitesh, kur shpalli Tiranën kampione të Shqipërisë.

Ish-portieri nigerian tashmë duket se është rikthyer te ish-klubi i tij, Bylisi, për të drejtuar ekipin ballshiot për sezonin e ardhshëm.

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi ballshiot me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, duke i uruar mirëseardhjen Egbos.

Kjo është aventura e tretë e 50-vjeçarit si trajner në Shqipëri dhe e dyta me Bylisin, që rikthehet kështu pas 11 vitesh.

Përveç Bylisit dhe Tiranës, në karrierën e tij Egbo ka drejtuar dhe skuadrën e Ohod në Arabinë Saudite, teksa sezonin e fundit ishte trajneri i Prishtinës në Kosovë.