SPORT, 18 Dhjetor 2021, 20:36

Seria A/ Juventusi rikthehet te fitorja, triumfon ndaj Bolonjës

Seria A/ Juventusi rikthehet te fitorja, triumfon ndaj Bolonjës

Juventusi i nxori mësimet e duhura nga ndeshja kundër Venecias dhe sonte iu gëzua tri pikëve mes mjegullës në ndeshjen kundër Bolonjës, pasi fitoi me rezultatin e pastër 2-0 në transfertë.

Bardhezinjtë iu përgjigjen Romës, që sot mposhti ekipin e Atalantës. Juventusi e zhbllokoi ndeshjen që në minutën e gjashtë, kur Bernardeshi dha një pasim fantastik dhe Alvaro Morata e çoi topin në rrjetë.

45 minutat e para u mbyllën me rezultatin 0-1 dhe sërish bardhezinjtë lëshuan terren, por Bolonjaa nuk kishte rrezikshmërinë e duhur. Për t’i mbyllur llogaritë mendoi Juan Cadradro.

Kur kishin mbetur edhe 20 minuta lojë, anësori kolumbian goditi fort nga jashtë zone dhe e çoi topin në rrjetë, edhe me ndihmën e një devijimi. Me dyfishimin e epërsisë Juventusi arkivoi tri pikët dhe mund të shënonte edhe golin e tretë në shtesë, po me Cuadradon.