TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios, foli përpara ndeshjes kundër Xhenoas në Serinë A, edhe për rinovimin e trajnerit Mauricio Sarri.
“Kur gjërat nuk shkojnë siç duhet dhe pozicioni në klasifikim nuk është ai i duhuri, mund të ndodhin gjëra si ajo gjatë darkës së Krishtlindjeve që mund të interpretohet si polemikë. Ka momente që duhet të kalohen me qetësi dhe shumë punë.
Projekti ynë nuk parashikon mrekulli, por një ndryshim që u vendos gjashtë muaj më parë me ndryshimin e trajnerit. Jemi në rrugën që nisëm bashkë që nga dita e parë. Momentet e vështira duhet të pranohen dhe të përballohen në mënyrën e duhur.
Rinovimi i kontratës së Sarrit është një sinjal që tregon shumë besim edhe pse rezultatet nuk po vijnë ne do të vazhdojmë të shohim përpara”, tha Tare.