TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dhuna bëhet kryefjalë në futbollin francez. Episodet e radhës të shëmtuara dhe që kanë shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes, janë regjistruar në sfidën mes Paris FC dhe Lionit, e vlefshme për Kupën e Francës.
Kështu pas një pjese të parë të përfunduar në barazim 1-1, në tribuna shpërtheu një sherr masiv mes tifozëve të të dy klubeve, një pjesë e të cilëve hyrën edhe në fushën e lojës.
Kjo bëri që autoritetet të lënë skuadrat më gjatë në dhomat e zhveshjes, teksa pas më shumë se një orë pritjeje, organizatorët komunikuan se ndeshja nuk do të rifillojë më, ndërsa organet e disiplinës do të kenë sërish punë për të bërë në analizimin e këtij rasti.
Që prej nisjes së sezonit, janë të paktën katër ndeshjet në futbollin francez, të cilat kanë regjistruar akte të paprecedentë dhune dhe janë ndërprerë për të mos rinisur më.