SPORT, 18 Dhjetor 2021, 19:10

Skënderbeu fiton “finalen” e mbijetesës, Kastrioti mbetet i fundit

Skënderbeu fiton “finalen” e mbijetesës, Kastrioti mbetet

Skënderbeu triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Kastriotit, duke shkuar në kuotën e 14 pikëve, po aq sa Dinamo e vendit të shtatë, që barazoi me Vllazninë një ditë më parë.

Skënderbeu e gjeti golin shumë shpejt, me ganezin Mensah që nuk fali me një goditje me kokë brenda zone.

Bardhekuqtë u hodhën në sulm për të shënuar edhe golin e dytë, por në fund të pjesës së parë u befasuan nga Bedri Greca.

Në pjesën e dytë Skënderbeu ishte në kërkim të golit të fitores dhe e gjeti me anë të mbrojtësit Jorgo Meksi, i cili shënoi me një goditje në hyrje të zonës.

Krutanët mbeten në vendin e fundit me vetëm tetë pikë, tri më pak se Egnatia, që luan Laçin në Rrogozhinë.