SPORT, 18 Dhjetor 2021, 17:47

Roma fiton me spektakël ndaj Atalantës dhe iu bën presion ndjekësve

Roma fiton me spektakël ndaj Atalantës dhe iu bën presion

Roma ka fituar në transfertë ndaj Atalantës me rezultatin 1-4. Skuadra e Murinjos rikthehet tek fitoret pas dy humbjeve radhazi në kampionat.

Miqtë zhbllokua sfidën që në minutën e parë me Abraham, më pas Zaniolo dyfishoi rezultatin. I pafat Berat Gjimshiti, i cili doli nga fusha e lojës i dëmtuar. Atalanta rihapi sfidën në pjesën e parë me autogol të Kristante. Në pjesën e dytë Roma i vuri kapakun sfidës me Smolling dhe Abraham sërish.

Me këtë fitore Roma shkon në vendin e pestë me 31 pikë të grumbulluara.