SPORT, 18 Dhjetor 2021, 18:14

 “Mbajeni mend këtë emër!", Sauthemptoni dedikim special për Armando Brojën

 “Mbajeni mend këtë emër!", Sauthemptoni dedikim

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, është padiskutim një nga lojtarët më të mirë që skuadra e Sauthempton ka në gjirin e saj, i cili po bën bujë edhe në Premier Ligë, me paraqitjet dhe golat e tij.

Klubi anlgez ka ndarë në rrjetet sociale, Instagram dhe Twitter, edhe dedikime speciale për talentin kuqezi, i huazuar nga Çelsi te Sauthemptoni.

 “Mbajeni mend këtë emër!", shkruhet në postimin e klubit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Southampton FC (@southamptonfc)

Ndërkohë, në Twitter, klubi ka postuar të dhënat që mbështetin këtë ide, duke theksuar se 6 ndeshje si titullar, ai ka shënuar 4 gola dhe asnjë lojtar, i cili është 20 vjeç apo më i ri, nuk ka shënuar më shumë se Broja në këtë edicion në elitën e futbollit anglez.