SPORT, 4 Janar 2023, 16:46

Seria A/ Atalanta shmang humbjen në fund, vetëm barazim ndaj Spezias

Seria A/ Atalanta shmang humbjen në fund, vetëm barazim ndaj Spezias

Atalanta nuk e nis siç duhet vitin 2023, pasi në Stadio Alberto Picco (La Spezia) nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 me Spezian.

Vendasit zhbllokuan takimin shumë shpejt, që në minutën e tetë me Gyasi, pas një asisti të Nzola. Ky i fundit do cconte peshë stadiumin pas gjysmë ore lojë, duke dyfishuar shifrat.

Goli i Ampadu do gëzonte vetëm përkohësisht skuadrën e Gottit, pasi do anulohej për offside (60’). Bergamaskët do rihapnin llogaritë e takimit me Hojlund në të 77-tën, ndërsa Pasalic i jep një pikë ekipit të tij në fund.

Sa i takon Berat Gjimshitit, ai shijoi ndeshjen nga stoli, me trajnerin Gasperini që nuk preferoi ta aktivizojë asnjë minuta. Atalanta vazhdon kështu serinë e rezultateve negative radhazi, ndërsa ky barazim për Leccen thotë shumë në garën për mbijetesë.