SPORT, 21 Maj 2022, 22:35

Sasuolo pa pretendime? Raspadori: Ndaj Milanit vetëm për tri pikë, duam ta mbyllim mirë kampionatin

Sasuolo pa pretendime? Raspadori: Ndaj Milanit vetëm për tri

Te Milani po bëhen gati për festën e titullit, pasi iu mjafton një pikë të dielën në orën 18.00 në "Reggio Emilia" për të arritur këtë qëllim.

Sulmuesi i Sasuolos, Xhakomo Raspadori, mendon se kuqezinjtë duhet të mendojnë për takimin, pasi skuadra e Dionisit do të futet në fushë vetëm për tri pikë.

“Jemi të fokusuar në lojën tonë, duam të përfundojmë mirë, veçanërisht pasi e vetmja mënyrë për të përmirësuar renditjen tonë është të marrim tri pikë” – tha ai. Sasulo renditet e 11-ti.