TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka marrë fund telenovela më intriguese e dy viteve të fundit. Kylian Mbappe ka rinovuar kontratën me PSG duke refuzuar Real Madrid, edhe pse për sulmuesin francez klubi i Los Blancos ishte një ëndërr që e kishte prej fëmijërisë.
Megjithatë, në fund oferta e parezistueshme ekonomike e parisienëve rezultoi bindëse me 23-vjeçarin që tashmë do të vazhdojë të qëndrojë pjesë e klubit nga kryeqyteti.
Kontrata e re e Mbappe është e vlefshme deri në vitin 2025, ndërsa ishte presidenti Al-Khelaifi i cili e prezantoi rinovimin para ndeshjes së fundit në Ligue 1.

View this post on Instagram
“Doja të njoftoja se kam zgjedhur të vazhdoj kontratën time me Paris Saint-Germain dhe sigurisht që jam shumë i lumtur për këtë. Jam i bindur se këtu mund të vazhdoj të rritem brenda një klubi që i jep vetes të gjitha mjetet për të performuar në nivelet më të larta. Jam gjithashtu shumë i lumtur që mund të vazhdoj të evoluoj në Francë, vendi ku linda dhe u rrita.
Dëshiroj të falënderoj Presidentin Nasser Al-Khelaïfi për besimin, mirëkuptimin dhe durimin. Gjithashtu kam një përqafim për të gjithë mbështetësit e Paris Saint-Germain, në Francë dhe në mbarë botën, për dashurinë e panumërt, veçanërisht muajt e fundit. Së bashku, të bashkuar dhe ambicioz do të bëjmë gjëra magjike” – tha ai.