SPORT, 22 Janar 2022, 18:22

Mançester Junajtid fiton në “frymën e fundit" ndaj Uest Hemit

Mançester Junajtid fiton në “frymën e fundit" ndaj

Mançester Junajtid arriti të kalonte një provë të vështirë si Uest Hem me sukses vetëm në sekondat e fundit të sfidës.

“Djajtë” i falen një goli të Markus Rashford në minutën e 93-të dhe me këtë fitore, Junajtid ndodhet përkohësisht në zonën “Champions”.

Pasi një pasimi perfekt nga Kavani, anglezi e dërgoi topin në rrjet pa asnjë problem. Pikërisht këta dy sulmues janë në listën e dy lojtarëve më të kritikuar në ekipin e Rangnik dhe që rrezikojnë të largohen nga klubi.