SPORT, 14 Maj 2022, 22:58

Roma nuk fiton dot ndaj Venecias me dhjetë lojtarë, minuta për Kumbullën

Roma nuk fiton dot ndaj Venecias me dhjetë lojtarë, minuta për

Roma nuk ka arritur dot të fitojë në shtëpi ndaj Venecias (1-1), e cila ka qënë pothuajse për 60 minuta me dhjetë lojtarë.

Miqtë shënuan të parët që në minutën e parë të lojës me anë të Okereke, ku befasohen që në startim të ndeshjes.

Loja ishte intensive dhe në minutën e 32-të, Kiyine del nga fusha e lojës pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Pelegrinit duke u ndëshkuar me kartonin e kuq.

Pjesa e dytë nis menjëherë me 3 zëvendësime për ekipin e Murinjos. Roma ka dominuar totalisht lojën dhe në minutën e 76-të ka mundur të barazojë rezultatin me anë të Shomurodov. 

Tentativat ishin të shumta nga ekipi kryeqytetas por nuk mundën të përmbysin rezultatin, duke dalë vetëm me një pikë nga fusha e tyre.

Një pjesë loje për Kumbullën, por pa qenë dot protagonist. 

Roma ka ndërlikuar vendin e Europa League, pasi dhe ekipet e tjera që luftojnë për këtë vend janë shumë pranë.