TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Siç raportojnë media të ndryshme, në skuadrën e Realit të Madridit janë tre lojtarë që paraqesin interes të madh për Paris SG-në.
Të etur për hakmarrje dhe të verbuar nga zemërimi, drejtuesit e klubit nga Parisi po të përpiqen të mbyllin tri nënshkrimet për t’u hakmarrë për largimin e mundshëm të Kilië Mbapesë në “Santiago Bernabéu” te Reali i Madridit.
I pari prej tyre është Rodrigo. Me një kontratë në fuqi deri në qershor 2025, Reali po planifikon ta rinovojë atë në muajt e ardhshëm.
Orelië Tçuameni është dëshira e dytë madhe e PSG-së dhe ata do të ishin të gatshëm të paguanin një shumë të lartë për të.
I fundit është Niko Paz, një nga xhevahiret e akademisë së Realit të Madridit dhe që është stërvitur dhe luajtur me ekipin e parë gjatë parasezonit.
Tani mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë Parisi në realitet.