TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një sezon fantastik në Itali me Çezenën, ka bërë që sulmuesi shqiptar Stiven Shpendi të hedhë një hap të madh në karrierë. Sulmuesi i Shpresave do të transferohet zyrtarisht në Serinë A dhe do të jetë pjesë e Empolit, me akordin tashmë që është arritur mes palëve.
Empoli do të paguajë 2.2 milionë euro për shërbimet e lojtarit teksa Çezena do të ruajë 30% të kartonit. Në momentin që Shpendi do të shitet nga Empoli, 30% e vlerës totale të transferimit do të kalojë në llogarinë e Çezenës.
Shpendi do të kryejë sot vizitat mjekësore me Empolin dhe pritet zyrtarizimi nga klubi. Pjesë e Empolit, aktualisht është edhe Ardian Ismajli, teksa në të shkuarën kanë luajtur edhe emra si Hysaj, Bajrami apo Asllani të cilët kanë arritur të bëjnë hapa edhe më të mëdha, duke u transferuar te Napoli, Sasuolo apo Interi.