TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vllaznia ka hedhur sytë nga Erzeni, aty ku synon që të marrë dy nga lojtarët që kanë spikatur më së shumti sezonin e fundit. Veç Amir Kahrimanoviçit që i ka bërë një ofertë zyrtare, Vllaznia synon edhe mbrojtësin Xhelil Asani.
Klubi shkodran ka nisur bisedimet me mbrojtësin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, duke i ofruar edhe një kontratë. Mbrojtësi i majtë, zhvilloi 33 ndeshje me Erzenin në sezonin e fundit dhe në Shkodër, do të gjejë si rival për një vend Esin Hakajn që me Vllazninë ka shkëlqyer.
Duke parë paraqitjet me Erzenin, Vllaznuia do të blindonte krahun e majtë të mbrojtjes. Asani është larguar nga skuadra e Erzenit pas fundit të kampionatit dhe mbetet të shihet nëse do të firmosë në Shkodër apo në skuadër tjetër.