SPORT, 5 Gusht 2023, 19:21

Kush do të fitojë titullin në Serie A? Ish-trajneri i njohur bën zgjedhjen e tij

Kush do të fitojë titullin në Serie A? Ish-trajneri i njohur

Kush do të fitojë titullin në Serie A? Kjo është pyetja që mundon tifozët e futbollit italian. Ish-trajneri i njohur, Luigi del Neri ka dhënë mendimin e tij, për mediat.

“Unë e shoh Interin si favorit. Dzeko dhe Lukaku janë larguar, por Lautaro është më i përgjegjshëm dhe Frattesi është një mesfushor i madh. Finalja e Champions League ka rrënjosur më shumë siguri dhe bindje te Interi, i shoh ata më të fokusuar në kampionat.

Nuk duhet të harrojmë Napolin. Është e vështirë të rifitosh përsëri por Spalletti ka lënë një trashëgimi të madhe. Milan dhe Juve kanë kalibër për të hyrë sërish në garë” – tha ai.