SPORT, 22 Gusht 2024, 10:20

CR7 “mbreti” i rrjeteve sociale. Njoftoi hapjen e kanalit në YouTube, nuk do ta besoni sa “subscribe” ka marrë për pak orë

CR7 “mbreti” i rrjeteve sociale. Njoftoi hapjen e kanalit në

Cristiano Ronaldo edhe pse në fundin e karrierës së tij, vazhdon të “mbretërojë” në rrjetet sociale.

Së fundmi ai njoftoi edhe hapjen e një kanali zyrtar  në YouTube, ku për pak orë arriti  15 milion “subscribes”.

Në kanalin e sapohapur, CR7 ka ngarkuar  vetëm 11 video, të cilat kanë marrë miliona klikime dhe që lidhen më së shumti me jetën e tij private.

“Pritjes i erdhi fundit. Kanali im në YouTube më në fund arriti! SIUUU abonohu dhe m’u bashko në këtë rrugëtim të ri”, shkroi futbollisti i Al Nassr.

CR7 i ka 112,6 milionë ndjekës në rrjetin social X, 170 milionë në Facebook dhe 636 milionë në Instagram.