SPORT, 27 Mars 2022, 15:18

“Jemi të lumtur për të”, ylli i Juventusit flet për rikthimin e Eriksenit: U rrëqetha kur e pashë, kisha frikë të përballesha me të

“Jemi të lumtur për të”, ylli i Juventusit flet

Ndeshja Holandë-Danimarkë ishte mjaft e veçantë për shkak se Kristian Eriksen u rikthye të luante me kombëtaren daneze që prej Europianit, ku pësoi një arrest kardiak.

Mesfushori gjeti rrugën e rrjetës vetëm dy minuta pasi preku fushën e lojës dhe të gjithë ishin të lumtur për rikthimin e tij.

Një ndër ata që folën për këtë gjë ishte Matias de Ligt. Mbrojtësi i Juventusit dhe Holandës tregoi për emocionet që përjetoi kur pa Eriksenin në fushën e lojës.

“U rrëqetha kur ai hyri në fushë. Më duhet ta pranoj që në disa raste kisha frikë të përballesha me të. Më duhej ta frenoja veten. Ne jemi lojtarë, por gjithashtu dhe qenie njerëzore. Në këto momente na duhet të mendojmë për lojën. Jemi të gjithë shumë të lumtur që ai u kthye të luante në këto nivele", tha De Ligt.