SPORT, 25 Maj 2023, 10:10

Reali bën gati goditjen e bujshme në merkato, nisin bisedimet me yllin e Liverpulit

Reali bën gati goditjen e bujshme në merkato, nisin bisedimet me yllin

Reali i Madridit ka vendosur emrin e mbrojtësit të Liverpulit, Endrju Robertson, ndërsa po përgatitet për një largim të mundshëm të francezit Ferland Mendi këtë verë.

Mbrojtësi i majtë i Liverpulit, ka një kontratë deri në vitin 2026 në “Anfield Road” dhe nuk ka treguar sinjale largimi, por “Daily Mail” raporton se kampionët në dalje të Europës do të tentojnë me një ofertë 40 milionë paund.