TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Myrto Uzuni ishte protagonisti kryesor në fitoren 3-0 të Granadës përballë Vijareal II, duke shënuar një tregolësh, por vëmendjen më të madhe e mori një tjetër veprim i shqiptarit.
Sulmuesi i Kombëtares, pas golit të tretë, vrapoi drejt tribunave dhe i dha një puthje të dashurës së tij, Uarda Hysenit, e cila ndodhej në shkallët e stadiumit duke ndjekur sfidën nga afër.
Kjo puthje mori një vëmendje të madhe të mediave spanjolle, duke e cilësuar si një nga festimet më të bukura në Spanjë.