SPORT, 17 Maj 2022, 23:39

Protagonist në elitën e futbollit francez, shqiptari firmos kontratën e re

Protagonist në elitën e futbollit francez, shqiptari firmos

Shqiptari i Kosovës, Arbër Zeneli, do të jetë pjesë e skuadrës së Reims, që militon në elitën e futbollit francez, edhe për të paktën tre sezone. 27-vjeçari, ka firmosur ditën e sotme rinovimin deri në vitin 2025. Kjo gjë u bë në praninë e menaxherit të tij, Ardian Aliaj.

Zeneli u transferua te skuadra franceze në vitin 2018 nga holandezën e Herenven, duke fituar menjëherë besimin e drejtuesve dhe tifozëve të Reims.

Edhe pse kaloi një periudhë të vështirë dëmtimi dhe iu desh të qëndronte jashtë fushave të blerta për shumë kohë, Zeneli, la pas dëmtimin dhe u kthye më i fortë se kurrë, duke gjetur përsëri minutat në këmbët e tij, bashkë me to, golat dhe asiste.