SPORT, 17 Maj 2022, 22:56

Liverpuli përmbys Sauthemptonin e Brojës, titulli vendoset në javën e fundit

Liverpuli përmbys Sauthemptonin e Brojës, titulli vendoset në

Liverpuli fiton me përmbysje 2-1 në “St. Mary’s Stadium” përballë Sauthemptonit dhe vazhdon të mbajë gjallë shpresat për titullin kampion. Diferenca me kryesuesit e Mançester Sitit mbetet një pikë dhe skuadra kampione e Anglisë do të vendoset në javën e fundit të kampionatit.

Vendasit nisin lojën vrullshëm dhe kalojnë të parët në avantazh me Redmond (13'). Liverpool barazon shifrat me Firmino, por goli i tij anulohet për pozicion jashtë loje. Skuadra e Klopp luan më mirë dhe kërkon me ngulm golin e barazimit.

Minamino (27')  kthen gjithçka në ekuilibër që në pjesën e parë. Miqtë dominojnë edhe në pjesën e dytë dhe arrijnë që të shënojnë golin e fitores me Matip (67'). Armando Broja ka luajtur 82 minuta për “shenjtorët”, por nuk ka arritur që të shënojë në portën e Alison. 

Liverpuli përmbys Sauthemptonin e Brojës, titulli vendoset në