TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbrojtësi shqiptar i Romës, Marash Kumbulla, ka publikuar te “Corriere dello Sport” një letër në të cilën flet për finalen e Conference League ndaj Fejnordit që do të luhet në Tiranë.
“Jua them sinqerisht, jam shumë i emocionuar. Në fillim të sezonit, kur mora vesh që finalja do të luhej në Tiranë, vendosa që të arrij këtë objektiv. Për mua që kam lindur në Itali në një familje shqiptare, ishte si një shenjë e fatit. Për fat ëndrrat realizohen.
Tani na takon neve që të plotësojmë këtë arritje dhe të mposhtim Feyenoord, ndonëse e dimë që nuk do të jetë e lehtë. Për shqiptarët kjo finale përfaqëson një mundësi. Dhe jam i sigurt që mikpritja e tyre do të jetë shembullore. Me italianët kanë një lidhje të fortë.
Në Tiranë, përveç tifozëve të Fejnordit që do të mbështesin skuadrën e tyre, pjesa më e madhe e tifozëve do të jenë me ne. Edhe Kryeministri e pëlqen shumë Murinjon.
A do të luaj? Do të ishte diçka e bukur, do të isha gënjeshtar nëse do të thoja që nuk shpresoj që të luaj këtë ndeshje, të paktën edhe disa minuta. Vendimin e merr trajneri dhe ne duhet ta respektojmë”, shkruan mes të tjerash Kumbulla.