TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Robin Van Persi përshkoi hapat e tij të parë në futbollin profesionist, duke luajtur me skuadrën e Fejnord, ku u bë një emër i njohur më pas edhe në arenën ndërkombëtare. Tanimë të njëjtat hapa shpreson të ndjekë edhe djali i tij, Shakil.
Klubi i Fejnord ka bërë të ditur se ka nënshkruar një kontratë profesionistësh deri në vitin 2025 me djaloshin 15-vjeçar, i cili i është bashkuar si fillim akademisë dhe do të provojë të ndjekë gjurmët e babait të tij të famshëm, i cili aktualisht është trajner në këtë akademi.
“Jam që në moshën 10-vjeçare në këtë klub dhe për mua është një moment shumë special. Fejnordi është një shtëpi e dytë për mua”, tha djaloshi i cili është kapiteni i ekipit U16 të Fejnord.