SPORT, 16 Prill 2023, 09:25

6 ekipe në fushë, mësoni kur luhen 3 supersfidat që mbyllin javën e 29-të të Superiores

6 ekipe në fushë, mësoni kur luhen 3 supersfidat që mbyllin

3 sfidat e fundit do të mbyllin javën e 29-të të Kategorisë Superiore.

Dy duelet e para për ditën e sotme janë ato mes Kukësit-Vllaznisë dhe Laçit-Partizanit në orën 15:00.

Verilindorët do të presin kuqeblutë pas humbjes me Tiranën, ndërsa ekipi i Sedloskit vjen me moralin lart pas fitores me Erzenin.

Nga ana tjetër kurbinasit do të kërkojnë fitoren e dytë radhazi pas asaj me Teutën. “Demat” duan 3 pikët pas barazimit me Egnatian në javën e 28-të.

Sfida e fundit do të startojë në orën 18:00 ku Tirana do të presë Egnatian. Të dyja ekipet vijnë në këtë ndeshje me një super formë.