SPORT, 18 Dhjetor 2022, 19:29

Buenos Aires në festë, argjentinasit mbushin sheshet pas fitimit të Botërorit

Buenos Aires në festë, argjentinasit mbushin sheshet pas fitimit

Argjentina mundi Francën me penallti në finalen e Kupës së Botës, duke dërguar turmat në Buеnos Airеs në brohoritje të çmendura.

Pasi finalja e paparashikueshme arriti në një përfundim zemërthyes, tifozët në një park qendror të qytetit bërtisnin të ngazëllyer, duke kërcyer lart e poshtë, duke hedhur këmisha dhe flamuj të furishëm, duke u përqafuar, puthur dhe duke qarë.