SPORT, 18 Maj 2024, 12:37

Legjenda Luka Modriç, një hap larg rinovimit me Real Madridin

Legjenda Luka Modriç, një hap larg rinovimit me Real Madridin

Mesfushori Luka Modriç tani është shumë afër rinovimit për një tjetër sezon me ngjyrat e Real Madrid, e ardhur pas takimit me presidentin Florentino Perez.

Kroati synon ta mbyllë karrierën sportive me të “galaktikët” dhe presidenti ishte shumë i hapur për vazhdimësinë me lojtarin, e lidhur me statusin e tij si legjendë e klubit. Modriç, i cili do të mbushë 39 vjeç shtatorin e ardhshëm, ka qenë gjithmonë i gatshëm të vazhdojë në Madrid.

Është e vërtetë që këtë sezon ai priste një rol më të rëndësishëm dhe në një moment u ndie ‘i tradhtuar’ nga Karlo Ançeloti, por me kalimin e muajve zuri vendin e tij të ri në formacion. Këtë sezon Luka ka luajtur 43 ndeshje, në 22 prej tyre e ka nisur si titullar, duke shënuar dy gola dhe dhënë shtatë asistime.