SPORT, 15 Qershor 2024, 09:57

Prapaskenat me hotelin e Kombëtares, ja pse ekipi u spostua një ditë para ndeshjes

Prapaskenat me hotelin e Kombëtares, ja pse ekipi u spostua një

Kombëtarja shqiptare ka ndryshuar hotelin në Gjermani. kuqezinjtë kanë lënë hotelin ku u vendosën fillimisht dhe kanë ikur në një hotel tjetër, pak kilometra larg Dortmundit.

Ky vendim është marrë për faktin që skuadra të mos bezdiset nga tifozët e shumtë shqiptarë që kanë shkuar në Gjermani për të ndjekur nga afër ndeshjet e kuqezinjve, duke nisur nga kjo e sotme me Italinë në stadiumin e Dortmundit.

Stafi teknik me sa duket kërkon që grupi i lojtarëve të jetë sa më i qetë dhe sa më i përqendruar te fusha, ndaj dhe ka “blinduar” ambientin përreth hotelit tani që erdhi momenti i ndeshjeve në grup.