Pas konferencës për shtyp, të zhvilluar ditën e sotme, 24 orë përpara ndeshjes së parë, atë përballë Italisë, ku përpara gazetarëve dolën Sylvinho dhe kapiteni Gjimshiti, skuadra ka zbritur për herë të parë edhe në tapetin e blertë të Signal Iduna Park, për të kryer edhe stërvitjen zyrtare përpara ndeshjes.
Siç shihet edhe nga pamjet, kuqezinjtë po kryejnë seancën stërvitore nën urdhrat e Sylvinhos dhe stafit teknik.
Ajo që vihet re është mbizotërimi i atmosferës pozitive tek djemtë tanë, që shpresojmë të ndikojë pozitivisht për sfidën e së shtunës përballë Italisë.