SPORT, 14 Qershor 2024, 19:47

“Alarm” tek Spanja, Laporte mund të humb edhe përballjen me Italinë

“Alarm” tek Spanja, Laporte mund të humb edhe përballjenE

Aymeric Laporte, duket se me shumë gjasa mund të humbasë sfidën me Italinë.

Mbrojtësi, vuan nga një dëmtim në këmbën e djathtë, i cili duket shumë serioz, aq sa mund të bëjë që përveç sfidës debutuese me Kroacinë, ai të mungojë edhe në ndeshjen me Italinë, e cila do të zhvillohet në datë 20 Qershor.

Një mungesë shumë e rëndësishme për teknikun e “La Roja-s”, De La Fuente i cili mund të humbasë shërbimet e njërit prej mbrojtësve më të mire që ka në dispozicion.
Në ditët në vijim priten të tjera zhvillime, për të kuptuar më qartë, nëse Laporte mund të jetë i gatshëm ose jo, për sfidën e fundit në grup, atë përballë Shqipërisë, e cila do të luhet në 24 Qershor, në Dusseldorf.