SPORT, 14 Qershor 2024, 22:10

Gjermania trefishon shifrat, skocezët mbeten me dhjetë lojtarë

Gjermania trefishon shifrat, skocezët mbeten me dhjetë lojtarë

Gjermania tremb rivalët teksa mbrëmjen e sotme ndaj Skocisë duken të pandalshëm.

Organizatorët e “Euro 2024” kanë trefishuar shifrat përballë britanikëve duke hipotekuar fitoren.

Kësaj here në rrjetë ka përfunduar një goditje perfekte nga ylli i sulmit, Kai Havertz, i cili ekzekuton në mënyrë perfekte një 11-metërsh të fituar, nga Ilkay Gundogan, për të kapitulluar totalisht kundërshtarët skocezë.

Ndërhyrje e rrezikshme nga ana e skocezve, Arbitri shkon te VAR-i për të rishikuar rastin teksa më pas akordon penallti për Gjermanine dhe karton të kuq për Porteous i cili lë skuadrën e tij me dhjetë lojtarë.