TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sonte në mbrëmje do të startojë turneu i shumëpritur, Europiani me ndeshjen e parë që do të luhet në orën 21:00, Gjermani-Skoci. Ky është një eveniment madhor ku të gjithë futbollistët duan të spikasin për tju rënë në sy klubeve më të mëdha në Europë dhe për të qenë pjesë e tyre.
Media britanike “BBC” ka bërë një artikull me 24 lojtarët të cilët duhen ndjekur me vëmendje gjatë këtij Europiani. Pjesë e listës është edhe mbrojtësi i Shqipërisë, Mario Mitaj i cili mund të quhet zbulimi i trajnerit Silvinjo.
“Pas depërtimit të tij në AEK Athinë, Mitaj pasuar dy sezone shumë premtuese me Lokomotiv Moskën, në atë që është kthyer në fundin e futbollit të Premierligës ruse. Juventusi raportohet të jetë shumë i etur dhe ai pritet të fillojë ndeshjen hapëse të Shqipërisë kundër Italisë në Dortmund”, shkruan BBC për futbollistin e Kombëtares kuqezi.