SPORT, 7 Shtator 2022, 15:21

Poter kandidat kryesor për trajner, Çelsi është gati t’i paguajë Brajtonit klauzolën e largimit

Poter kandidat kryesor për trajner, Çelsi është gati

Në krye të listës së Çelsit për të zëvendësuar Tomas Tuhel, i shkarkuar mëngjesin e sotëm, është Graham Poter.

Trajneri ka pasur një fillim të mirë të sezonit me Brajtonin dhe është zgjedhur për të pasuar gjermanin në stolin e bluve të Londrës.

Është një zgjedhje e pronarëve të rinj, të cilët do të donin një trajner me të cilin të fillonin një cikël të gjatë.

Sipas “Sky Sport UK”, Brajtoni i ka dhënë Pottrit lejen për të fluturuar në Londër për të negociuar me blutë, të cilët nga ana e tyre do të ishin të gatshëm të paguanin klauzolën prej 16 milionë paund për të përfunduar kontratën me klubin aktual.