TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bajerni i Mynihut triumfoi ndaj Interit në Champions League (0-2), në takimin e luajtur në "San Siro".
Gjermanët arritën të shënonin golin e parë në minutën e 25-të me anë të Sane, ku sulmuesi gjerman mori një top perfekt nga Kimmich.
Pjesa e parë pati pak raste, por topi u qarkullua mirë nga Bayern. Në pjesën e dytë ishte pothuajse e njëjta histori. Bayern Munich shënoi golin e dytë në minutën e 66-të pas një autogoli nga D’Ambrosio.
Interi tentoi pak me Xheko dhe Korrea por nuk arritën të vendosnin në vështirësi Neuer.
Barcelona nga ana tjetër e ka patur tepër të thjeshtë ndaj Plzen duke fituar me rezultatin 5-1. Serinë e golave e hapi Kessie pas një goli me kokë në minutën e 13-të.
Më pas ishte Levandovski i cili shënoi një tregolësh, minutat 34, 48 dhe 67-të. Autor i këtij rezultati të thellë ishte dhe Ferran Torres. Plzen arriti të shënonte golin e vetëm në minutën e 44-të të pjesës së parë.
Napoli tregoi se këtë edicion të Champions League e ka seriozisht, duke mundur me shifrat 4-1 Liverpulin. Llogaritë u mbyllën që në pjesën e parë me golat e Zielinskit, Anguisës dhe Simeones. Sfida ishte edhe më spektakolare në pjesën e dytë, pasi menjëherë Zielinski “tundi rrjetën”. Të kuqtë do të zgjoheshin me Diaz.
Në ndeshjet e tjera, Tottenham fitoi 2-0 në shtëpi ndaj Marseille, që në pjesën e dytë mbeti me 10 lojtarë. Atletiko Madrid vuajti shumë më Porton dhe kur mendoi se e fitoi 1-0 në 92’, portugezët barazuan në 96’ me penallti 1-1. Ndërsa Klub Brugge fitoi 1-0 ndaj Leverkuzen.