SPORT, 2 Shtator 2022, 10:36

Përkrah Mesit, Nejmarit e Halandit, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare përzgjidhet në formacionin më të mirë të muajit

Përkrah Mesit, Nejmarit e Halandit, mbrojtësi i Kombëtares

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, është përzgjedhur në formacionin më të mirë të muajit gusht, nga portali i njohur, “SofaScore”.

Me vlerësimin 7.5, 25-vjeçair ndodhet përkrah emrave gjigantë të futbollit, si Leo Mesi, Nejmar, Haland, Teo Hernandez, apo dhe Xhoshua Kimish.

Ismajli ka qenë një pikë kyçe për Empolin në këtë fillim kampionati, duke u kthyer në protagonist të mbrojtjes dhe duke siguruar një vend titullari në skuadrën italiane.

Përkrah Mesit, Nejmarit e Halandit, mbrojtësi i Kombëtares