TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Teuta e mbyll merkaton pa surpriza në orët e fundit. Klubi durrsak ka bërë dy goditje në këtë fund merkatoje. Albion Marku dhe Dejvid Fejzulla janë veshur zyrtarisht blu.
Klubi ka mbyllur ditën e martë marrëveshjet e huazimit me klubin e Dinamos dhe të dy lojtarët janë vendosur në dispozicion të trajnerit Arapi. Fejzulla vjen sërish nga ekipi i Dinamos, është vetëm 20 vjeç dhe luan si mesfushor i avancuar, ndërsa Marku vjen pas një gjysmë sezoni me Partizanin si i huazuar nga Lokomotiva e Zagrebit, me të cilën u nda në këtë verë.
Këto dy afrime erdhën vetëm një ditë para mbylljes së afatit kalimtar të verës. Tashmë merkatoja është mbyllur mesnatën e sotme dhe kemi një pasqyrë të saktë të skuadrës që Teuta është tashmë.

