TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Juventusi ka bërë detyrën në shtepi kundër skuadrës së Specias, duke fituar me rezultatin e pastër 2-0 falë sulmuesve Vlahovic e Milik.
Një eurogol me goditje dënimi nga Dusan Vlahovic zhbllokoi ndeshjen, kurse llogaritë i mbylli në shtesë Milik për t’i dhënë tre pikët skuadrës bardhezi, që shkon në kuotën e 8 pikëve, dy më pak se Roma kryesuese.
Napoli i Spaletit nuk ka përfituar, pasi barazoi befasisht 1-1 kundër Leçes në shtëpi. Colombo nuk i ndëshkoi dot vendasit me penallti dhe më pas Elmas kaloi Napolin në epërsi.
Leçe gjithsesi u kundërpërgjigj dhe ishte Kolombo ai që shleu gabimin dhe me një gol të bukur vendosi baraspeshën. Napoli u mundua shumë që të shënonte golin e fitores, por nuk ia doli dot.
Juventus-Specia 2-0
Vlahovic 9′, Milik 90+2′
Napoli-Leçe 1-1
Elmas 27′ / Kolombo 31′