TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arsenali nuk di të ndalet në Premier Ligë, ndërkohë që Mançester Siti e ndjek. “Topçinjtë” mposhtën me rezultatin e ngushtë 2-1 skuadrën e Aston Vilën dhe regjistruan fitoren e pestë në pesë ndeshje.
Si zakonisht shënoi sulmuesi i blerë nga Siti, Gabriel Jesus dhe Arsenali shkoi në pushim në epërsi. Për pak minuta pati frikë, pas barazimit të Douglas Luiz, por Martinelli për dy minuta shënoi golin e fitores.
Mançester Siti nuk ka treguar mëshirë kundër Notingham Forest, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 6-0. Protagonist absolut ishte sulmuesi Erling Haland, autor i tre golave për më pak se 40 minuta.
Në pjesën e dytë shtuan emrat në listën e shënuesve edhe Kancelo dhe Alvarez (dy gola), për këtë të fundit ishte goli i parë në Premier Ligë.
Arsenal-Aston Vila 2-1
Gabriel Jesus 30′, Marineli 76′ / Douglas Luiz 74′
Mançester Siti -Notingham Forest 6-0
Haland 12′, 23′, 38′, Kancelo 51′, Alvarez 66′, 88′