TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

PSG ka reaguar pas barazimit të fundit me Monakon, duke mposhtur me rezultatin 3-0 skuadrën e Tuluzën në transfertë. Si zakonisht shënoi Neymar, i pasuar nga Mbappe dhe Bernat në shtesë.
Liverpuli konfirmon problemet e javëve të para në Premier League. Kundër Njukastëll triumfoi 2-1, por vetëm në minutën e tetë shtesë. Isak ishte ai që shënoi i pari, për mysafirët, kurse Firmino barazoi. Carvalho në shtesë i dha tre pikët skuadrës së Klopp.
Në derbin e Londrës, Uest Hem-Totenhem nuk pati fitues. Takimi përfundoi 1-1. Kehrer shënoi autogol, kurse Soucek barazoi. “Çekiçët” patën raste të mira shënimi deri në fund, por nuk fituan dot.
ANGLI/ PREMIER LIGË
Liverpul-Njukastëll 2-1
Firmino 61′, Carvalho 90+8’/ Isak 38′
Uest Hem-Totenham 1-1
Soucek 55′ / Kehrer (aut.) 34′
FRANCË/ LIGUE 1
Tuluzë-PSG 0-3
Neymar 37′, Mbappe 50′, Bernat 90+1′