SPORT, 31 Gusht 2022, 22:17

Milan drejt firmës me mbrojtësin e Barcelonës

Milan drejt firmës me mbrojtësin e Barcelonës

Milan po përgatitet të bëjë një goditje surprizë në orët e fundit të merkatos.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, kuqezinjtë kanë gjetur marrëveshjen me Barcelonën për të transferuar në Milano lojtarin Sergino Dest.

Formula e transferimit do të jetë një huazim.

Ajo që ka shtyrë kampionët e Italisë drejt këtij operacioni ka qenë dëmtimi i mbrojtësit anësor, Florenzi.