TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Myrto Uzuni ka tundur rrjetën përsëri në kampionatin spanjoll, duke qenë gjithnjë e më shumë lideri absolut i garës për “Këpucën e Artë” në La Liga 2.
Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka shënuar sot golin e avantazhit në sfidën e Granadas ndaj Burgos në fundin e pjesës së parë, pasi kishte tentuar disa herë të tjera të gjente rrjetën me goditje të befasishme brenda zonës.
Sulmuesi realizoi kështu golin e tij të 11-të në këtë kampionat, duke mbetur i shkëputur në kreun e renditjes së golashënuesve në Spanjë.
Ai është vetëm një gol larg rekordit të tij personal në një sezon si profesionist. Uzuni kishte shënuar 12 gola në sezonin 2020-2021 me fanellën e Ferencvaroshit në Hungari.