TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Disfata me Republikën çeke nuk ka ulur aspak moralin te Polonia. Siç shihet në fotografitë e shpërndara sot nga faqja zyrtare e përfaqësueses, atmosfera te polakët duket e mirë në prag të ndeshjes së dytë kualifikuese ndaj Shqipërisë.
I buzëqeshur në fytyrë duket edhe sulmuesi Robert Lewandowski, i cili nesër do ketë përballë mbrojtjen e skuadrës kuqezi. Takimi Poloni-Shqipëri do të luhet në Varshavë të hënën, me fillim nga ora 20.45.
Kombëtarja e drejtuar nga Fernando Santos ka preferuar që stërvitja e ditës së sotme të fillojë në orën 11.00. Fokusi i teknikut ka qenë te ana taktike, por nuk e ka lënë mbrapa as anën psikologjike, teksa ka kërkuar nga skuadra që të jetë sa më e qetë.