TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Joshua Kimish kreu një seancë deklaratash të çuditshme ditën e premte, aty ku largimi i Nagelsmanit ende vazhdonte të prodhonte diskutime të nxehta, të cilat kapluan edhe mesfushorin bavarez, aq më tepër kur një lajm i tillë vjen nga brenda “familjes”.
VLERËSIMI- ”Nagelsmanin e vendos në podiumin e trajnerëve me të cilët kam punuar në karrierë. Aftësitë e tij nuk mund të vihen në diskutim, pasi e ka vërtetuar se çfarë strategu është edhe kur problemet janë të vështira për t’u menaxhuar. Gjithsesi, nuk më pëlqen të flas rreth situatave të ndërlikuara dhe tema në fjalë përfshihet në të”, pohonte mes vështirësish në të shprehur, Joshua, në konferencën përpara takimit të përfaqësueses ndaj Perusë në kuadrin e testit miqësor. Është fakt se Kimish mund të cilësohet me të drejtë si “ushtari” i 35-vjeçarit, marrë në konsideratë rolin e padiskutueshëm të titullarit dhe “regjisorit” në lojën e bavarezëve.
Ai mes shumë komplikimesh do ta orientonte diskutimin drejt takimit të sotëm, duke pohuar se sfidat do të kenë ndikim në planet e Flikut për të ardhmen:
“Çdo ndeshje mbart specifika në arritjen e objektivave dhe ne do të përpiqemi të prezantojmë më të mirën, pavarësisht kompeticionit dhe rivalit. Ndërsa mbi ndjesinë e të qenit kapiten i kombëtares di të them se do të shikoni të njëjtin Kimish, ndonëse përgjegjësia do të ketë impaktin e saj”, përfundoi kapiteni më i ri i Gjermanisë, si rezultat i mungesës së Nojerit (i lënduar) dhe Mylerit (nuk u përzgjodh në listën e Hansit).