TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Visar Bekaj kthehet te Tirana. Klubi bardheblu ka konfirmuar gjithçka nëpërmjet një video të postuar në kanalet e saj në median sociale duke bërë të ditur se portieri ka nënshkruar një kontratë deri në 2027.
‘Ai i njeh ngjyrat, e njeh stemën. Ai u kthye te vendi të cilit i përket deri në 2027. Një nga ne. Gjithmonë-shkruhej në postimin e Tiranës
Visar Bekaj u kthye te Tirana pasi mbylli aventurën e tij me skuadrën e Hatayspor nga e cila u larguan të gjithë futbollistët për shkak të problemeve me pagat. Në këtë mënyrë Visar Bekaj kthehet te bardheblutë pas 4 vitesh, ai ka qenë titullar i padiskutueshëm në vitin 2022 kur Tirana fitoi titullin e saj të fundit kampion të vendit. Ai vjen në një moment shumë delikat për bardheblutë që këtë sezon po luftojnë për mbijetesë në Kategorisë Superiore.
Ai i bashkohet transferimeve të tjera të bëra nga klubi kryeqytetas Xhixha, Ernest, Alvarez dhe Ndong dhe synimi është që të ndihmojnë klubin historik të futbollit shqiptar të ndryshojë fatin e këtij sezoni.