SPORT, 27 Janar 2026, 19:20

Krahasimi Yamal-Messi, Olmo i bindur: Çmenduri…

Krahasimi Yamal-Messi, Olmo i bindur: Çmenduri…

Lamine Yamal dhe Lionel Messi nuk mund të krahason me njëri-tjetrin. Kjo është ajo që ka thënë mesfushori i Barcelonës, Dani Olmo. Olmo shprehet se Messi është tjetër nivel dhe e vetmja gjë që u mbetet të tjerëve, është të ndjekin rrugën e tij.

“Lamine ka rrugën e tij dhe e di shumë mirë këtë. Krahasimi i çdo lojtari me Messin është çmenduri”, ka thënë Olmo. Shifrat e 18-vjeçarit Yamal janë të frikshme te Barça, me spanjollin që tashmë është kthyer në pikë referimi për skuadrën.